Serbët: Nuk luajmë në Shqipëri, rrezik terroristët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se Serbia do te përdorë te gjitha gurët qe ndeshja e 8 tetorit e kombëtares se tyre te mos luhet ne Shqipëri por ne nje fushe neutrale. Siç raporton prestigjiozja ?Kurir?strukturat e sigurisë i kane këshilluar federatës serbe te evitojnë takimin e vitit te ardhshëm ne Elbasan pas nje sulmi te mundshëm te terroristeve te ISIS. Gazeta shpjegon se ne rajon veprojnë luftëtarë te ISIS ,qe është dhe motivi me i rendesishem për t?i kërkuar UEFA-s qe te luhet ne fushe neutrale Kurir shpjegon se nuk ka asnjë garanci për lojtaret serbe pasi ditën e ndeshjes ne Elbasan do te jene prezent nje numër i madh tifozësh ish anëtare te UÇK. Me e keqja shpjegon media serbe është se personat e rrezikshëm nuk janë te skederuar ne dosjet e forcave te sigurisë shqiptare dhe ata mund te hynë shume thjesht me nje pistolete ne dore .nderkohe presidenti i komisionit parlamentar per kontrollin e shërbimit te sigurisë, Momir Stojanovic ka bere te ditur se nuk është ne dijeni te nje aktiviteti terrorist. Sipas tij Serbia duhet te tregoje vullnet dhe dëshire per te luajtur dhe nuk beson se ne Shqipëri do te ketë incidente . Stojanovic është i bindur se përgjegjësia është ne anën e Shqipërisë dhe nuk beson se do te ndodhe diçka e keqe.Ne fund gazeta shpjegon se kishte sinjale nga izraelitet e Mosad per Papa Franceskun se mund te vritej ne vizitën e tij ne Tirane nga ekstremistet nga Kosova te cilët jane anëtare te ISIS, ndërkohe qe qeveria shqiptare bashkëpunoi me Interpol pasi nuk ishte ne gjendje te mbronte atë.