Komiteti i Helsinkit reagon për Zharrëzën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e Zharrezes kane vite qe se bashku me ajrin po thithin lende helmuese, duke rritur frikshëm sasinë e karbonit ne gjak. Konstatimi këtë here është bere nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas një studimi ne këtë zone ku vepron kompania Bankers Petrolium. Ne studim thuhet se ajri ne zone është shume i ndotur me gazra qe çlirohen nga procesi i nxjerrjes se naftës. Kjo ka shkaktuar shtimin e sëmundjeve te ndryshëm ne banoret e zonës. Dhe kur flasim për ndotje krahasimi nuk behet me Europen, por edhe me cilësinë e ajrit ne Shqipëri. Komiteti i Helsinkit i bën thirrje Ministrisë se Energjetikes, Mjedisit dhe Shendetesise te bëjnë verifikimet dhe te marrin masa per mbrojtjen e e jetes se banoreve te Zharrezes. Sipas tyre eshte e pavend qe Bankers Petrolium te vijoje aktivitetin ne kete zone, duke shkaktuar ndotje te larte. Pak kohe me pare banoret e fshatit Verri janë detyruar te evakuohen nga zona pas shpërthimit te nje pusi gazi te kompanisë Bankers Petrolium. Edhe vete kompania ne ate kohe e pranoi ndotjen me rreze te larte, por u justifikua me faktin se kishte pasur nje tentative për vjedhje te pusit. Megjithatë banoret akuzuan kompaninë si përgjegjëse per shpërthimin pasi përmes teknologjisë qe ajo përdor, rritet presioni nëntoke me avull ne mënyre qe te dale nafta ne puset e Bankers. Ne rastet kur puset janë te mbyllura, presioni i shpërthen ato, duke rrezikuar jetën e qindra banoreve qe jetojnë aty.