Reagon Ministria e Jashtme per "Permetin" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne sqarimin e Ministrisë se Jashtme theksohet se te dhënat zyrtare flasin për një situate tjetër nga ajo qe pretendon shteti fqinj.  Zëvendës Ambasadorja jone ne Athine, Ermira Braho, gjate takimit te kërkuara nga pala greke mbrëmjen e 19 gushtit për situatën ne Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës greke në Gjirokastër ka sqaruar ngjarjet sipas këndvështrimit te Tiranës zyrtare. Përballë pretendimit te diplomacie greke se ne Përmet janë plagosur një shtetas grek dhe një pjesëtar i minoritetit grek, pala shqiptare ka deklaruar se janë plagosur 2 besimtare ortodokse te cilët nuk kane pranuar te japin shpjegime pranë autoriteteve qe janë marre me hetimin e ngjarjes. Ndërkohë qe ne lidhje me pretendimin e Greqisë se është qëlluar me gurë duke shkaktuar dëme materiale konsullata greke ne Gjirokastër zv/ambasadorja shqiptare ka sqaruar se ne oborrin e kësaj konsullate ka rene një gur i vogël qe sipas hetimeve paraprake  mendohet se ka ndodhur  si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine. "Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin." Ky sqarim i ministrisë sonë te jashtme erdhi pas disa reagimeve nga pala greke për çështjen e Përmetit  duke publikuar deklarata për median si dhe duke dorëzuar note proteste pranë autoriteteve shqiptare. Ne një njoftim te publikuar te hënën ne faqen zyrtare te Ministrisë se Jashtme greke ngrihen dyshime ne lidhje me ngjarjen e Gjirokastrës nëse shteti shqiptar ka vullnetin për te mbrojtur misionet diplomatike greke, nderkohe qe ne lidhje me çështjen e Përmetit fqinjët kane  kërkuar dhënien fund te një situate te papranueshme per Athinën zyrtare.