Flamurtari -- Sioni, sot në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Tre skuadrat shqiptare Flamurtari Kukësi dhe Laci luajnë sot aktin e dytë të raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League. vlonjatët e Flamurtarit janë me një këmbë në turin tjetër pas fitores në Gjeorgji ndaj vendasve të Sioni Bolnisi me rezultatin 3-2. Duke parë këtë fitore në fushën kundërshtare në stadiumin Flamurtari pritet një interesim mjaft i madh nga ana e tifozeve vlonjate. Skuadra e cila është e plotë dhe nuk ka dëmtime apo skualifikime është e karikuar për ta fituar edhe këtë ndeshje. Tekniku Gjoka ka berë të ditur se në fushë pas asnjë dyshim do hedhi formacionin fitues të Tbilisit një javë me parë. Vlonjatet luajnë Meilion Liken në portë Arbri Kuqi Veliu Mici Telushi Lena Muzaka Zeqiri Gilman Lika dhe Abilaliaj. Në rast se do të kualifikohet Flamurtari do të perballet në turin tjetër me RumunËt e Petrolul Ploeshti. Takimi do të zhvillohet në orën 19 dhe do të transmetohet për të gjithëe të apasionuarit e futbollit në Vizion Plus dhe platformen Tring. Ndërkohë aventurën i pari nga ekipet shqiptare ditën e sotme e fillon Laci në fushën e tij kundër Rudar Velenje. Në fakt kurbinasit arritën një rezultat befasues 1-1 në Sloveni duke parë se kundershtari ishte favorite kryesor i përcaktuar nga shoqëritë ndërkombëtare të basteve për ta fituar ndeshjen. Në orën 19 Kukësi i pretendimeve të medha pret në Qemal Stafa kazaket E Kairat Almaty. Verilindorët ishin e vetmja skuadër shqiptare që pesuan humbje ne sfidën e parë duke u mundur 1-0. Gjithsesi skuadra e Agim Canaj ka edhe 90 minuta lojë në fushën e saj për të përmbysur shifrat e takimit të parë.