Sot në fushë Flamurtari dhe Laçi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Flamurtari dhe Laçi janë dy skuadrat e fundit shqiptare qe zbresin sot ne fushe për takimet e kthimit te vlefshme për raundin e dyte kualifikues te Uefa Europa League. E nëse skuadra e Laçit ka shume pak shanse për te mos thëne aspak pas rezultatit te thelle qe pësoi 0-3 ne shtëpi nga ukrainasit e Zaria Lugansk, nuk mund te thuhet kështu për vlonjatet. Skuadra e Ernest Gjokes luajti shume mire ne Ploesht për 77 minuta teksa pësoi dy gola ne fund ne rezultatin 2-0. Flamurtari beson ne mrekullinë e përmbysjes se rezultatit dhe kjo duket edhe nga deklaratat e futbollisteve te cilët shpresojnë te gjejnë rrjetën ne minutat e para per te venën nen presion kundërshtarin, ndërsa ne krah do te kenë edhe tifozerine e tyre te zjarrte. Ernest Gjoka pritet te luaj me Ilion Liken ne porte, ndërsa ne mbrojtje do te jene Arberi, Kuqi, Veliu dhe Mici. Mesfusha përbehet nga Telushi, Lena, Gilman, Lika dhe Muzaka. Ndërsa Zeqiri do te ndihmoje Abilaliaj ne sulm. Takimi do te zhvillohet ne orën 19:00 ne rast se do te kualifikohet ne turin e trete kualifikues skuadra vlonjate do te luaj me çeket e Viktoria Pisen. 30 minuta me vone ne stadiumin Obolin, Laçi pa asnjë interes luan me vendasit e Zarja Lugansk. Fituesi i këtij çifti sfidon ne turin e trete fituesin e çiftit Molde - Gorica.

Recommended