Tahiri: Për Lazaratin nuk ka kthim mbrapa - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Lazaratin nuk do të ketë kthim prapa. Deklarimi vjen nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili u kërkoi banorëve që të distancohen nga kriminelët. Kreu i Ministrisë së Brendshme u kërkoi edhe agresorëve që të hedhin armët dhe të dorëzohen. "Jemi të ndërgjegjshëm që po luftojmë mafian e krimin. Ne nuk kemi aspak ndërmend të ndalemi. Drejtësia ka një çmim e secili do të paguajë çmimin e vet. Në këto momente një aksion i shkallës së gjerë po zhvillohet. "Thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. Kolegët e policisë janë në Lazarat e kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Thirrje medias e publikut se lufta kudër krimit kërkon kohën vet por edhe sakrifica. Bëj thirrje dhe atyre që edhe tani në këto moment kanë marrë armët në Lazarat keni bërë llogaritë shumë gabim mos mendoni se ka zot në tokë se do ju dalë zot nëse kundërshtoni me armë policinë e shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën në të kundërt forca e ligjit do të veprojë si asnjë herë tjetër. Jemi në mbështetje të plotë"Këtë deklaratë Ministri i Brendshëm e beri gjatë një ceremonie ku u ekspozuan të gjitha provat materiale si armë dhe lende narkotike që u kapen pak ditë më parë në operacionin e zhvilluar në Fushë Kuqe të Mamurrasit.

Recommended