Thaçi: Nuk ka kthim pas për ushtrinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti kosovar Hashim Thaçi thotë se do të presë kthimin e deputetëve serbë në kuvend për të votuar ndryshimet kushtetuese për ushtrinë, por nëse kjo është e pamundur, opsioni i vetëm mbetet drafti për transformimin e FSK-se.?Unë dhe i gjithë spektri politik do të presim deri në sekondat e fundit ardhjen dhe votimin e ?Listës Serbe? për ndryshimet kushtetuese, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të vazhdojmë me projektligjin që kam nisur unë.?Në një intervistë për Kosovapress Thaçi këmbëngul se nisma e tij është e vonuar dhe jo e nxituar, pasi Beogradi ka bllokuar pjesëmarrjen e ligjvënësve serbë në kuvend. Ai i mbetet premtimit se nëse projektligji që tashmë është në qeveri nuk do të marrë votat në parlament, do të japë dorëheqjen.E ndërsa Thaçi është i vendosur për ushtrinë, Beogradi zyrtar është shprehur kundër formimit të saj. Përpara zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit, kryeministri serb Vuçiç do të vizitojë Rusinë ditën e hënë, ku do të takohet me presidentin rus Putin. Siç e ka njoftuar vetë një ndër çështjet që do të diskutohet është ajo e bashkëpunimit ushtarak e teknik në industrinë e Mbrojtjes.Serbia mbështetet tek Rusia për furnizimin me armë dhe në vizitën e Vuçic dhjetorin e shkuar në Moskë, forcave ajrore serbe iu premtuan nga Ministria Ruse e Mbrojtjes 6 avionë luftarakë Mig- 29, për të cilët nuk do të paguajë 30 tanke dhe 30 mjete amfibe. Kjo është sasia më e madhe që vendi ka marrë në 25-30 vitet e fundit.

Recommended