Felaj: Provat dhe dëshmia e nënoficerit për drogën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesa e opozitës për të hetuar trafikun e drogës që sipas saj bëhej nga forcat ushtarake, pas ardhjes në pushtet të qeverisë socialiste, duket se është kthyer në bumerang për ish-qeverinë Berisha. Komisioni hetimor i ngritur për këtë çështje, ka hedhur poshtë me fakte se nuk ka patur avionë që të kenë kryer këtë trafik në aerodromin e Gjadrit, pas 23 qershorit, por përkundrazi. Kryetarja Ermonela Felaj solli dëshminë e shtetasit me iniciale S. Gj. punonjës në aerodromin e Gjadrit, i cili ka konfirmuar trafikun ajror që është zhvilluar nga viti 2010-2012.Duke ju referuar të njëjtës dëshmi, prej më shumë se dy muaj në bazën ushtarake të Gjadrit nuk është mbajtur asnjë e dhënë në librat e shënimeve çka sipas Felajt janë dëshmi e fshehjes së trafikut ilegal. Në përfundim të konkluzioneve të komisionit evidentohet se avionët për trafik janë importuar nga Italia dhe Sllovenia.Komisioni hetimor ka shprehur rezerva edhe për punën e shërbimit Informativ Shtetëror, i cili nuk ka e ka trajtuar me seriozitet dëshminë e shtetasit S. Gj.Sipas Felajt, ministria e Mbrojtjes ne kohen e Imamit se bashku me forcat e armatosura kane ulur gatishmërinë dhe ruajtjen e aerodromit e Gjadrit duke lehtësuar këtë trafik. Në përfundim të punës, komisioni hetimor ka depozituar një kallëzim penal në prokurori me qëllim vënien para përgjegjësisë së zyrtarëve që kanë lejuar trafikun e drogës.