Hetimet për avionin në Divjakë dhe drogën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë nesër masën e sigurisë për shtetasin italian Xhorxhio Riformato si dhe shtetasin shqiptar Sajmir Bajrami, ndaj të cilëve tashmë është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mësohet fillimisht para Gjykatës do të dalë 35-vjeçari Bajrami, i cili ka zgjedhur si mbrojtës avokatin Sokol Hazizi, ndërsa më pas shtetasi italian, i cili deri tani nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për mbrojte. Për dy të pandehurit organi i akuzës do të kërkojë masën "arrest me burg", kërkesë kjo që do të shoqërohet edhe me prova, të cilat ngrëne dyshimin se dy të arrestuarit kanë bashkëpunuar mes tyre për trafikimin e lëndës narkotike. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që dyshohen të përfshirë në këtë trafik. Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokuroreve janë sekuestruar pamjet filmike të sistemit të sigurisë në aeroportin e Rinasit, ku sipas dëshmisë së Bajramit, dy të pandehurit janë takuar në ambientet e aeroportit. Gjithashtu organi i akuzës ka sekuestruar dokumentacionin lëvizjes së avionit në Rinas, ku sqarohet se piloti italian ka fikur qëllimisht aparaturat teksa ndodhej duke fluturuar mbi Kavajë. Në fakt destinacioni i tij të shtunën ka qene Italia, pasi leja e dhëne përfshinte Rinas-Durrës-Itali, por në fluturim e sipër, Riformato ka kërkuar 30 minuta që të shihte bregdetin. Pas marrjes së lejes ai ka fikur edhe aparaturat e komunikimit, derisa u ul në plazhin e Divjakës, prej ku nuk mundi të ngrihej për shkak të problemeve me një nga rrotat. Por ky veprim ka vënë në lëvizje kullën kryesore të vrojtimit e cila mësohet se ka kërkuar informacion nga avionët në korridoret e tjera, nga të cilët është informuar se avioni në fjale ishte përgatitur për t'u ulur. Prokuroria disponon gjithashtu edhe dëshminë e shqiptarit Bajrami të cilit iu sekuestrua droga dhe 27 mijë euro. Ndërsa pohon lidhjet me italianin, Sajmir Bajrami mohon të këtë patur bashkëpunëtore të tjerë në trafik. Ndërkohë që shtetasi italian vazhdon që të mbajë qëndrim mohues për gjithë trafikun.