Dajt, një minifermë për konsum personal - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa i tere opinion publik eshte i shqetesuar mbi ate çka konsumon, ne kemi udhetuar drejt Linzes se Dajtit per te pare nje menyre te te prodhuarit te fruta-perimeve tek nje miniferme, ne familjen e Qamil Licit. Ai ka me teper se 10 vite qe ka ngritur kete miniferme te vogel, ku gjen bageti, vreshta, fruta e perime.Qamili i ka ruajtur me fanatizem varietetet e kesaj zone, duke kultivuar edhe faren vete. Ai na shpjegon menyren e te prodhuarit sipas variantin ku perdoret plehu organik. Shume prej prodhimit shkon per perdorim vetjak, ndersa pjesen tjeter e shet ne shtepi, ku vijne te njohur e atyre qe i bie rruga per te shijuar keto prodhime. Megjithate ai thote se jetesen e nxjerr me shume mundim, sepse nuk mund te barazohet lodhja me çmimin qe ai shet keto produkte.Menyra e te prodhuarit me pleh organik eshte sigurisht shume me pak e dëmshme se ajo me pesticide. Sipas tij duhet pasur kujdes ne blerjen e produkteve, sepse edhe atij vete i ka ndodhur te konsumoj produkte te tilla te cilat kane përmbajtje te madhe pesticidesh. Megjithate qytetaret jane ende ne dileme kur behet fjale per te dhene nje pergjigje te sakte mbi ate çka ato konsumojnë, nese eshte ushqim me pesticide, me pleh organik apo bio.

Recommended