Përmbytje në Serbi e Bosnje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy ditë shirash të rrëmbyeshëm që nxorën nga shtrati dhe lumin Danub, Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë prekur nga përmbytjet. Qytetet më të goditura janë ato në jugperëndim të Serbisë dhe lindje të Bosnjës. Në kryeqytet, janë mbyllur shkollat si rezultat i përmbytjeve ndërsa në 20 fshatra në kufi me Bosnjën është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Ne këto zona janë shënuar dhe tre viktima. Autoritetet kanë angazhuar mbi 400 zjarrfikës dhe 100 pjesëtarë të xhandarmërisë për të evakuuar banorët nga këto zona. Deri më tani janë evakuuar mbi 500 vetë. Situatë kritike mbetet dhe në Bosnje. Qindra shtëpi, përgjatë gjithë vijës së lumit Milacka, që kalon dhe në sarajeve kanë mbetur të izoluara. Ndërkohë në kryeqytet, 3500 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet thanë se punonjësit e shërbimeve emergjente po shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për personat që kanë mbetur të bllokuar në shtëpi.

Recommended