Bushati refuzon konferencën në Bosnjë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis ketë të premte në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.



Vizion Plus mëson se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë, që ka për tematikë ?Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE: bashkëpunim më i fuqishëm rajonal për një proces më të shpejtë të integrimit evropian?.



Eventi është organizuar me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, i parashikuar për t?u mbajtur më datë 23 shkurt, në Banjallukë.



Zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edlira Prendi, ka bërë të ditur se ministri Bushati ka informuar me një letër homologun e tij boshnjak Igor Crnadak, në të cilën shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën, duke bërë me dije në këto kushte mospjesëmarrjen e tij në këtë takim.



Refuzimi i Bushatit per te marr pjese, vjen pas te njëjtit veprim te ndërmarre nga zv.kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, i cili per te njëjtat motive kishte refuzuar pjesëmarrjen.