INUK rrafshon 70 godina në Levan Tepelene - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 70 objekte të përmasave të ndryshme përfshi edhe lokale disa katëshe, janë shkatërruar në javët e fundit përgjatë aksit rrugor Levan - Tepelenë. Këto janë pamjet që ofrohen në vendet ku dikur kanë lulëzuar ndërtimet, ndërsa në vend të tyre sot ka grumbuj me mbetje inerte dhe hekura. Për largimin e tyre dhe hapjen e kanaleve të kullimit të bllokuara, janë angazhuar mjete të posaçme, ndërkohë që punën për pastrimin e rrënojave e vazhdojnë për momentin pronarët e këtyre ndërtimeve. Ata marrin prej këtu hekur dhe materiale të tjera të vlefshme, ndërsa më pas mjetet e rënda të INUK do të bëjnë pastrimin përfundimtar të zonës. Agron Aliaj nga fshati Romes, u bë personazh i njohur mediatik javët e fundit, pasi bashkë me familjarë të tij kundërshtoi aksionin e INUK për prishjen e një godine shumëkatëshe pa leje të ndërtuar nga ai dhe vëllezërit. Ai thotë se fillimisht askush nuk i ka thënë të mos ndërtojë përgjatë rrugës, ndërsa investimi i kryer në të është shumë i madh. Por si Agroni ka shumë të tjerë në këtë zonë që kanë hedhur kursimet e tyre të 20 viteve në ndërtime të tilla, të cilat janë lejuar që të ndërtohen nga drejtues lokale të kohës. INUK ka në listën e shkatërrimeve 169 objekte përgjatë këtij aksi rrugor.