Ndërtimet pa leje, pengohet puna e INUK në Levan-Tepelenë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

6 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pronari i këtij ndërtimi të paligjshëm në aksin Levan - Tepelenë, në afërsi të fshatit Rroms të Mallakastrës, ka terrorizuar sot fëmijën, familjarë, të afërm dhe banorë të kësaj zone, kur ka tentuar që të hidhet bashkë me djalin e tij nga kati i dytë i godinës ende në ndërtim. Ai së bashku me disa banorë të tjerë është përpjekur që të ndalojë punën e inspektorëve të INUK-ut për prishjen e këtij ndërtimi pa leje që pengon punimet në autostradën Levan-Tepelenë. Familjarë të tij dhe banorë të fshatit janë konfrontuar me punonjësit e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, duke i penguar ata në punën e tyre. Për të mundësuar kryerjen e detyrës, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të ndërhyrjes së shpejtë. Prishja e kësaj ndërtese pa leje, nisi në fakt një javë më parë, por puna u ndërpre për shkak të një defekti në makineritë e rënda. Edhe fundjavën e kaluar, pronarët e kësaj godine që do të shërbente si lokal si dhe të një pike karburanti, reaguan me dhunë kundër punonjësve të INUK, duke lënduar disa prej tyre. Ata prêtendojnë se ndërtimi është ende në process legalizimi dhe nuk duhet të prishet përpara përfundimit të tij. Pas reagimit të pronarëve të kësaj godine pa leje, INUK me mbështetjen e policisë e kanë prishur atë ndërkohë që përgjatë autostradës levan fier, janë planifikuar që të prishen 169 ndërtime pa leje, për të cilat janë njoftuar më parë edhe pronarët e tyre.