Protesta e furgonëve, shoferët kthejnë edhe pasagjeret nga rruga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

1 view
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytete të ndryshme janë përfshirë nga protestat e taksive 8+1. Që herët në mëngjes drejtues të mjeteve me targa të verdha janë grumbulluar në stacionet e tyre. Furgonet 8+1 të zonës juglindore, janë mbledhur në qytetin e Korçës. Të mbështetur dhe nga sindikata ata e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e ministrisë pasi në këtë mënyrë po nxitet transporti me mjete të palicencuara. Drejtuesit e taksive të licencuara i kanë bërë thirrje policisë të ndalojë lëvizjen e mjeteve private dhe furgonave me targa të bardha që kryejnë transportin e udhëtarëve. Në qytetin e Korçës grupe taksistesh janë mobilizuar vetë në akset Korçe-Kapshticë dhe Korçë -Pogradec dhe për të penguar mjetet e palicencuara që transportonin udhëtarë. Por kjo situatë ka sjellë irritimin e udhëtarëve të cilëve iu është dashur të kthehen mbrapsht. Në protesta janë përfshirë edhe taksitë e qytetit të Vlorës, Fierit dhe Krujës. Por pavarësisht vendimit për pezullimin e lëvizjes së udhëtarëve nga një qytet në tjetrin, udhëtaret sot janë detyruar të prenotojnë taksi për të kryer punë jashtë qytetit të tyre. Ministria e Brendshme dhe ajo e Transportit ka vendosur heqjen nga qarkullimi të taksive 8+1 dhe kryerjen e këtij shërbimi vetëm nga linjat e autobusëve. Ndërsa furgonet e licencuar do të punojnë vetëm brenda rrethit të tyre.