Arvizu, apel për te kontribuar për armët kimike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu flet për herë të parë pasi qeveria shqiptare pranoi se është kontaktuar nga qeveria amerikane për t'u bere pjese e vendeve që do te shkatërrojmë arsenalin e lendeve kimike te Sirisë. Nga qyteti i Shkodrës, diplomati i larte pohoi se e mirëkupton pozicionin e qeverise shqiptare duke nxitur vendin tone të bëhet bashkë me SHBA për t'u bërë pjese e këtij programi. "SHBA vlerëson dhe falënderon qeverinë e Shqipërisë për pozicionin e fortë lidhur me rezolutën 2118 te Këshillit te Sigurimit të OKB për eliminimin e programit te armeve kimike të Sirisë. Është në dorën e të gjitha vendeve të përgjegjshme, ku përfshij sigurisht SHBA dhe Shqipërinë, që të punojnë në bashkëpunim për të gjetur mënyrën në kohë dhe me efektshmëri, për të eliminuar kërcënimin që paraqet programi i armeve kimike të Sirisë". Diplomati amerikan ka theksuar domosdoshmërinë e shkatërrimit te armeve kimike duke nxitur vendet e BE përfshire dhe Shqipërinë te kontribuojnë ne këtë proces. SHBA e Shqipëria janë anëtare krenare të NATO dhe vetëm 26 vende të tjera mund ta pretendojnë këtë status. Shpresojmë shumë që rruga e Shqipërisë drejt BE të vazhdojë dhe duke punuar me Shqipërinë dhe partner të tjerë ndërkombëtare, presim nga të gjithë partneret e përgjegjshëm, që te gjejmë mënyra për të kontribuar, qoftë ne forme pajisjesh të specializuar, personelin e trajnuar, ekspertizës, ndihmës financiare, për t'u marre me kërcënimin ndërkombëtar qe kanoset nga armët kimike te Sirisë. Ndërkohë qeveria shqiptare ende nuk ka dhëne një përgjigje përfundimtare për këtë çështje.

Recommended