Bllokohen lojërat e fatit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për bllokimin e lojërave te fatit ka vijuar ne ditën e trete te tij me mbylljen e subjekteve qe rezultojnë te palicencuara ne Tirane. Pasi kane pritur për dy dite për t'iu paraqitur dokumentacioni i kërkuar, uniformat blu te shoqëruar edhe nga inspektoret tatimor kane ndërhyre forcërisht ne disa prej lokaleve qe kryenin këtë aktivitet ne mënyrë te paligjshme. Shumica e aktiviteteve kane qene te vendosura ne brendësi te lokaleve te tilla si bar kafe apo Lloto Sporti siç është edhe ambienti qe ndodhet afër "Nëntekatesheve". Pasi kane kryer sekuestrimin e parave qe ndodhen brenda makinerive te gjitha pajisjet janë dërguar ne magazinën e rezervave shtetërore ne Lunder. Deri tani ne te gjithë vendin numërohen rreth 800 makineri te sekuestruara, ndërkohë qe janë proceduar penalisht rreth 200 persona.