Korçë, prishet skaneri i spitalit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skaneri i spitalit në qytetin e Korçës në katër vjet nuk ka punuar me tepër se dy vjet. Një pacient i siguruar paguan për të marrë këtë shërbim në shtet 12 mijë lekë dhe120 mijë lekë në privat. Një prej qytetarëve që po e vuan këtë situatë të përsëritur në spitalin e Korçës është edhe Shpresa Melko, një pensioniste që është shtruar prej kohësh në këtë spital në pritje për të bërë skanerin. Ajo ka qenë punonjëse në bibliotekën e qytetit dhe me të ardhurat që ka nuk e përballon dot shpenzimin që kërkohet për ta bërë skanerin në klinikat private të qytetit apo jashtë shtetit. Si kjo paciente ka disa dhjetëra të tjerë që kanë nevojë për këtë shërbim, por skaneri nuk punon pasi ka pësuar një defekt. Gjergj Denasi, përgjegjës i imazherisë thotë se spitali nuk ka fonde për të rregulluar skanerin, ndërsa presin përgjigje nga ministria e Shëndetësisë. Ndërsa skaneri në spitalin e Korçës nuk punon prej muajsh, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, vetëm një ditë më parë solli një shembull nga spitali "Nënë Tereza" në Tiranë, ku aparatura e kobaltit u prish vetëm pak orë pas riparimit. Në të gjitha këto raste, më të përfituar janë klinikat apo spitalet private që për shkak të investimeve të mëdha, ofrojnë çdo lloj shërbimi dhe në çdo orë të ditës.