Molieri në Korçë me komedinë “Kopraci” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komedia ?Kopraci? e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka marrë duartrokitjet e publikut korçar.Por shumë prej tyre kanë shkuar në veçanti për aktorin Koço Qendro i cili edhe duke qene 92 vjeçar ka surprizuar me lojën e tij ne skene.Rivënia në skenë e Kopracit, nisi si një ide e rastësishme dhe si një dëshirë e Koço Qëndros për të luajtur edhe një herë kryerolin e tij. Problemi i parë ishte dilema nëse aktori do të mund ta përballonte skenën për shkak të moshës shumë të thyer.Pengesë tjetër ishte gjetja e aktorëve për te risjellë Kopracin. Por regjisori Dhimitër Orgocka ja ka dalë.Ne fund shfaqja ja arriti qëllimit, duke sjelle një mbrëmje te veçante për fundjavën korçare.Komedia e vënë në skenë në tre periudha të ndryshme kohore, gjithnjë me rolin e Harpagonit të interpretuar nga Koço Qëndro ka përfaqësuar edhe më parë me sukses teatrin e Korçës si brenda ashtu edhe jashtë vendit.Mjeshtëri i Madh Dhimitër Orgocka si regjisor, dhe 92 vjeçari me energji të pashtershme Koço Qëndro, ja kanë dalë mbanë edhe ne kushte kur kishin marre përsipër një barre aspak te lehte.