Arrestohet Naser Kelmendi - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e bosit të drogës Naser Kelmendi. Sipas zëdhënësit të kësaj policie, Kelmendi ka përfunduar në pranga mbrëmë rreth orës 20:00 dhe tashmë ndodhet në paraburgim. Naser Kelmendi konsiderohet si një prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Europë dhe ishte në kërkim ndërkombëtar. 55-vjeçari, është qytetar i Kosovës, por ka lindur në Bosnje-Hercegovinë. Kelmendi dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Prej kohësh, ai dyshohet se drejtonte një organizatë të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës dhe që në Europë transportohet përmes Ballkanit. Naser Kelmendi, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, si dhe vëllai i tij Beqir Kelmendi, thuhet se zotërojnë një numër të madh biznesesh në Bosnje, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh. Shtatorin e vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte arrestuar gabimisht dikë tjetër që ngjasonte me Kelmendin.

Kosovo police confirmed the arrest of drug boss Naser Kelmendi. According to the police spokesman, Kelmendi ended in handcuffs about 20:00 last night and is now in custody. Naser Kelmendi considered one of the bosses of the drug in the Balkans and Europe and was looking internationally. 55-year-old, is a citizen of Kosovo, but was born in Bosnia-Herzegovina. Kelmendi allegedly led one of the most powerful families in the Balkans Albanian criminal. For some time, he allegedly ran a large organization that deals with trafficking of heroin, cocaine and acetic anhydride, a raw material used in the manufacture of heroin and transported to Europe via the Balkans. Naser Kelmendi, his sons Elvis, Slobodan and faithful, and his brother Bekir Kelmendi said that owning a number of businesses in Bosnia, Montenegro, Serbia and Kosovo, including hotels and a truck company. September last year, Kosovo police wrongly arrested someone who resembled Kelmendi.

Recommended