KLAN PROMO: KLAN HD SHKODER

  • 9 years ago
Edhe SHKODRA tani me KLANHD !
Pas transmetimit ne Tirane, Durres, Kavaje, Elbasan, Kruje, Lac, Lezhe dhe te gjithe komunat perreth tyre, si dhe transmetimit satelitor ne Digitalb, Televizioni Klan eshte tashme ne transmetim ne formatin High Definition tokesor edhe ne zonen e Shkodres dhe ne te gjithe fshatrat e kesaj zone.
Per te marre sinjalin e Klan High Definition, ju nevojitet se pari te keni televizorin me akses ne formatin HD "mpeg 4". Televizori duhet te jete I lidhur me nje antene te thjeshte per te marre sinjalin tokesor, te drejtuar nga Mali i Taraboshit. Nese dispononi televizorin me akses per HD dhe e keni lidhur me antenen tokesore, duhet te beni kerkim automatik tek kanalet digitale ne televizorin tuaj.
Pasi te keni kryer proceduren e kerkimit automatic te kanaleve te reja, do tu renditen kanalet Klan HD, ABC NEWS HD, Klan Kosova HD dhe Klan Plus HD.
Kete teknologji te jashtezakonshme per cilesine e figures, Klan HD jua mundeson falas dhe pa patur nevoje per asnje dekoder shtese. Klan HD eshte I vetmi televizion ne Ballkan dhe ne Evropen juglindore qe transmeton 100 % te programeve te tij ne High Definition.
Shijoni gjithcka ne HD me TV Klan, tani edhe per banoret e Shkodres dhe te gjithe komunat rreth saj, zone qe mbulohet me sinjal nga Mali I Taraboshit.
Teknologjia me e avancuar ne bote, ne transmetim tokesor pa pagese, tani ne Shqiperi mban vetem nje emer, Klan High Definition.

Recommended