Preshevë, dështojnë negociatat për përmendoren - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
Kanë dështuar përpjekjet për gjetjen e një kompromisi për heqjen apo zhvendosjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës. Misioni i OSBE-së në Bujanoc, një ditë para fillimit të mbajtjes së seancave të kuvendeve të Preshevës dhe Buajnocit, ka organizuar një takim mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, atyre të Qeverisë së Serbisë dhe një numri të konsiderueshëm të sekretarëve të ambasadave të së ashtuquajturit "grup të miqve të Luginës." Takim i cili është mbajt me dyer të mbyllura, ka zgjatur për më se katër orë, ndërkohë që është biseduar për çështjen e situatës politike dhe të sigurisë, të krijuar pas kërcënimeve të kreut shtetëror serb për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës dhe zotimit të përfaqësuesve të shqiptarëve për mbrojtjen e saj me të gjitha mjetet demokratike. Në takim përfaqësuesi i qeverisë serbe, Zoran Stankoviç i cili së fundi është emëruar në krye të Trupit Koordinues qeveritar për Jug të Serbisë, ka kërkuar nga pala shqiptare që Përmendorja e Dëshmorëve të UÇPMB-së të zhvendoset nga vendi aktual dhe të vendoset në oborrin e Xhamisë së qytetit, propozim ky që është kundërshtuar nga i tërë spektri politik shqiptarë. Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, ka thënë se propozimet e qeveritarëve serb nuk pranohen dhe ata mbeten në qëndrimet e tyre. Ndërsa serbët kërkojnë heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇMB-së, xhandarmëria serbe tashmë ka bërë gati lapidarin gjigant në mes të vendbanimeve etnike shqiptare të Bujanocit për pjesëtarët e forcave milituare e paramilitare serbe të rënë në luftë me shqiptarët në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, lapidar ky për të cilin janë uzurpuar më se një mijë metra katrorë.

Failed attempts to find a compromise for the removal or relocation of UCPMB Martyrs monument from the center of Presevo. OSCE Mission in Bujanovac, a day before the start of trials of Presevo and Buajnocit assemblies, organized a meeting between representatives of the Presevo Valley Albanians, those of the Government of Serbia and a considerable number of secretaries of embassies the so-called "group of friends of the Valley." Meeting which was held behind closed doors, lasted for more than four hours, while focused on the issue of the political and security situation, created by the Serbian state leader threats to remove UCPMB Martyrs monument from the center of Presevo and Albanian representatives pledge to protect her with all democratic means. At the meeting, representatives of the Serbian government, Zoran Stankovic, who was recently appointed to head Government Coordination Body for Southern Serbia, asked the Albanian side UCPMB Martyrs memorial to shift from the current country and placed in the courtyard of the city ??mosque, a proposal that was rejected by the entire Albanian political spectrum. Jonuz Musliu, president of the Movement for Democratic Progress, said the Serbian government's proposals are not accepted, an...