Pamjet e grabitjes se argjendarisë - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Tre dite pas grabitjes se argjendarisë ne qendër te qytetit te Fierit, e kur policia nuk ka ende asnjë autore te ndalua për ngjarjen, ne internet po qarkullon një video qe tregon qarte gjithçka ka ndodhur. Ne vetëm 25 sekonda plane, videoja shfaq se si dy persona te armatosur dhe te maskuar kane nxjerre nga argjendaria klientët dhe me pas kane grabitur rreth 2 kg flori. Kjo ngjarje ka krijuar panik jo vetëm te klientët e rastësishëm, por edhe tek shitësit. Argjendari ka rene pre e një grabitje te ngjashme edhe 2 vjet me pare.