Ora News - Me kapele dhe xhup të zi, shikoni momentin e grabitjes së argjendarisë në Elbasan

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ky është moment kur Astrit Thaçi ndodhet në ambientet e argjendarisë në Elbasan, vend të cilët e ai e grabiti nën kërcënimin e armës.

Siç mund të shihet edhe nga fotoja, ai mban një kapele në kokë dhe duket sikur po sheh disa aksesorë argjendaria me shitësen e dyqanin përballë.

Më pas, Thaçi nën kërcënimin e armës ka mundur të grabisë disa varëse floriri dhe disa objekte të tjera me vlerë nga argjendaria thuajse ngjitur me policinë në Elbasan.

Astrit Thaçi për 7 ditë kreu 8 grabitje në tre qytete të ndryshme. Ai vepronte me armë ishte i dhunshëm duke sfiduar edhe vete policinë.

27-vjeçari u arrestua në zonën e Kombinatit pasditen e së shtunës, vetëm disa orë pasi kreu goditjen e fundit në Elbasan.

Në momentin e arrestimit iu kapën 17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Nën kërcënimin e armës ai grabiti më 8 shkurt degën e kredive Kredo.al në Durrës dhe dy ditë më vonë plagosi Rexhep Terziun në shtëpinë e tij ku kishte hyrë për të vjedhur..

Më 11 shkurt goditi në Shkozet të Durrësit, ndërsa një ditë më pas bëri dy grabitje brenda pak orëve në Tiranë, vepër që e përsëriti edhe me datë 13 po në kryeqytet.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/me-kapele-dhe-xhup-te-zi-astrit-thaci-sheh-disa-aksesore-para-se-grabise-agjendarine-ne-elbasan

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp