Mbyllen kontratat e energjisë për marsin - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Korporata elektroenergjetike ka përfunduar firmosjen e kontratave te energjisë për muajin mars. Sipas burimeve te brendshme pranë KESH, energjia për marsin do te sigurohet nga tregu rajonal, ku 20 kompani janë ofruar që të eksportojnë për Shqipërinë ndërkohë që çmimi mesatar i saj do të jetë 70-75 euro për megavat orë, afërsisht 5 euro më i lartë se çmimi që është importuar për shkurtin.
KESH do të vazhdojë që të importojë në bashkëpunim me kompaninë e shpërndarjes CEZ, pjesa qe korporata elektroenergjitike do te importoje është 70 megavatore. Nëse bëhet një llogaritje e thjeshtë për 31 ditët që ka marsi, atëherë KESH-it do t'i duhen rreth 3 milion e 700 mijë euro që të sigurojë energjinë. Sipas të dhënave nga korporata aktualisht niveli në hidrocentrale është përmirësuar, kështu në krahasim me një javë më parë niveli i Fierzës është rritur rreth 50 centimetra duke shkuar në kuotat 255 metrave ndërkaq që prurjet mesatare janë 170 m kub për sekondë. Prodhimi i energjisë për marsin do të jetë 10 milionë kilovat orë në ditë, ndërsa importi 12 milionë kilovat orë.

Power Corporation has completed the signing of energy contracts for March. According to internal sources at the AEC, the energy for March will be provided by the regional market, where 20 companies are offering to export to Albania, while its average price would be 70-75 euros per megawatt hour, nearly 5 euros higher the price that is imported for February.
AEC will continue to import in cooperation with the distribution company CEZ, the part that will import Power Corporation is 70 megavatore. If it becomes a simple calculation for 31 days there in March, then KESH will need about 3 million and 700 thousand euros to provide energy. According to data from the corporate level in the plants is actually improved, so compared to a week ago Fierza level increased about 50 centimeters by 255 meters go in quotes while the average flow of 170 cubic meters per second. Power for March will be 10 million kilowatt hours per day, while imports 12 million kilowatt hours.

Recommended