1 vit nga liberalizimi i vizave - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

4 views
415 mije shqiptare kanë kaluar për here te pare kufirin ne zonën Shengen qe nga 15 dhjetori i vitit te kaluar, dita e pare kur hyri në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave. Sipas te dhënave nga Policia e Shtetit, ne total për një vit janë regjistruar 12 milionë e 319 mije hyrje-dalje ne pikat kufitare nga shqiptare e te huaj, shifër kjo shume me e larte krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit te kaluar. Zyrtare te Drejtorisë se Kufirit thonë për "Vizion Plus" se ne përgjithësi qytetaret shqiptare i kane zbatuar rregullat e lëvizjes se lire, por janë evidentuar edhe raste te shkeljes se tyre dhe për këtë janë penalizuar. Janë rreth 300 shtetas qe kane shkelur afatin 90-ditor te qëndrimit, ndërsa ka pasur edhe raste te atyre qe janë punësuar ne te zeze. Prej tyre, rreth 200 shtetas janë kthyer dhe janë penalizuar, duke mos u lejuar për 5 vjet te lëvizin ne zonën Shengen. Ka pasur edhe raste te shtetasve qe kane kërkuar azil politik, kryesisht ne Belgjikë, por ne te gjitha rastet ata janë kthyer mbrapsht. Por e gjithë kjo periudhe nuk ka kaluar pa shqetësime. Problemi kryesor ka qene kthimi ne kufi. Plot 16 453 raste te tilla janë regjistruar deri tani. Kryesisht shtetasit e kthyer kane rezultuar ne sistemin "TIMS", apo nuk kane pasur një adrese te sakte ku duhet te shkonin, ose edhe raste te tjera ku nuk kane pasur një garanci bankare, gjë te cilën edhe Shqipëria e kërkon për shtetasit e huaj. Por lëvizja e lire është pare edhe si mundësi nga personat qe i fshihen drejtësisë, te cilët janë prangosur ne momentin ku kane tentuar te kalojnë kufirin. Te dhënat nga policia e kufirit flasin se qe nga 15 dhjetori i vitit te kaluar janë kapur 331 persona shqiptarë dhe te huaj ne kërkim kombëtar dhe 36 ne kërkim ndërkombëtar.

Last 415 thousand Albanian border for the first time in the Schengen area since December 15 last year, the first day when the decision came into force on visa liberalization. According to data from the State Police, a total of a year were registered 12 thousand 319 million entry-exit points from the Albanian border and foreign, a figure much higher than the same period last year. Administration officials say that border on "Vision Plus" that in general the Albanian citizens have applied the rules of free movement, but there have been cases of their violation and are penalized for this. There are approximately 300 nationals who have violated the 90-day period of stay, while there were also cases of those who are employed in the black. Of these, about 200 citizens have returned and are penalized by not being allowed to move in 5 years the Schengen area. There were also cases of citizens who have sought political asylum, mostly in Belgium, but in all cases they are turned away. But all this period has passed without trouble. The main problem has been back at the border. Fully 16 453 such cases have been registered so far. Mostly citizens have resulted in turning the system "TIMS", or did not have an exact address where to go, o...