Vrasja në Linzë, ja banesa ku u arrestua Mirsad Kuçana - Ora News- Lajmi i fundit-

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Arrestohet njëri prej 5 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur më 11 nëntor pranë një loklai në Linzë.
Policia informoi sot paradite për arrestimin e Mirsad Kuçanajt, ish efektiv policie lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë.
Në operacionin në shkallë të gjerë të Drejtorisë së Policisë Tiranë u angazhuan rreth 200 forca Policie. Gjithashtu u ushtruan rreth 24 kontrolle në ambiente dhe banesa të ndryshme të cilat ishin të dyshuara nga ana e Policisë .
Në këtë operacion u përfshinë Forcat e Drejtorisë se Policisë Tiranë, nga Sektori për Krimet e Rënda dhe Forcat Operacionale, në bashkëpunim më Forcat Speciale RENEA dhe FNSH-ja
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-ish-polici-eshte-njeri-prej-5-te-kerkuarve-per-vrasjen-e-enton-nikajt/

Recommended