Momenti final i operacionit kur RENEA vrau Ruzhdi Arishtën - Ora News - Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 12 orësh rrethim, është vrarë autori i vrasjes i komandantit të FNSH Simon Gjeta.
Ruzhdi Arishta u vra nga forcat RENEA pasi bëri rezistencë gjatë gjithë natës.
RENEA ndërhyri mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 të (4 tetorit 2015).
Ruzhdi Arishta ishte fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në bodrum, kur qëlloi dy herë në drejtim të forcave speciale që mbajtën të rrethuar banesën. Në këtë moment ndërhyri dhe policia dhe vrau Arishtën.
Ora 09:17 Drejtori i Policisë së shtetit në konferencë
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ndodhet në një deklaratë për shtyp nga qyteti i Shkodrës për të dhënë detaje në lidhje me aksionin.
Ndërkohë mësohet se gjatë operacionit janë përdorur 15 automjete, 5 të blinduara si dhe u angazhuan 250 forca policore. Gjatë operacionit janë përdorur kamera me fiber optike si dhe efektivët e policisë kanë qenë të veshur me antiplumb
Si u vra efektivi i FNSH ? Krimi u shënua në fshatin Obot i Ri në Oblikë të Shkodrës rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të shtunës, 3 tetor 2015, kur policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër kishte rrethuar banesën e Arishtës, autor i plagosjes së 21 vjeçarit, Besar Sherbela, në Obot i Ri.
Operacioni nisur në orën 8 të mbrëmjes së 3 tetorit, u mbyll mëngjesin e sotëm me vrasjen e Ruzhdi Arishtës . Gjatë gjithë natës policia disa herë bëri thirrje për tu dorëzuar por ai nuk pranoi.
Mësohet se 52 vjeçari Ruzhdi Arishta ishte një person me probleme mendore i cili ishte shtruar dhe në psikiatri.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vritet-nje-efektiv-policie-autori-plagosi-ne-kraharor-edhe-nje-21-vjecar/

Recommended