Rama 100 minuta në zyrën e Metës, mesazh për gazetarët

  • 9 years ago
TIRANË ? Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë zhvilluar një takim në Kryesinë e Kuvendit. Takimi i dy liderëve të koalicionit qeverisës erdhi pas kthimit të Ramës nga vizita 1-javore në SHBA dhe kur po flitet për një krisje të mazhorancës. Në përfundim të takimit nuk pati asnjë prononcim mbi atë çfarë u diskutua në këtë takim.

Ora 18:15 Naço: U takova me Petrit Vasilin
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço pasqaruar për gazetarët se ndodhet në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.


Ora 17:55 Pas takimit Rama-Meta, Naço në Kryesinë e Kuvendit
Pak minuta pas përfundimit të takimit mes Ramës dhe Metës, në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Ora 17:40 Rama gazetarëve: Meritoni një fundjavë të qetë!
Pas afërsisht një orë e 40 minuta, ka përfunduar takimi mes kryeministrit, Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Rama pas takimit ka dalë sërish në këmbë dhe është drejtuar për në zyrën e tij në Kryeministri.
Gazetarëve të pranishëm ai iu drejtuar me fjalët: ?Meritoni një fundjavë të qetë?.

Ora 15:55 Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
Kryeministri, Edi Rama ka shkuar në këmbë nga Kryeministria për në Kryesinë e Kuvendit rreth 5 minuta para orës së takimit. Rama ka mbërritur i pa shoqëruar. I veshur gjysmë zyrtar dhe gjysmë sportiv dhe me duar në xhepa, Rama kaloi vijat e bardha në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe më pas u drejtua për në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit. Në momentin që Rama po ngjiste shkallët për të shkuar në zyrën e Kryetarit të Kuvendit , aty pranë u pa e parkuar dhe makina e Ilir Metës.

Takimi Rama-Meta

Një takim i tillë vjen fill pas kthimit të Ramës nga vizita një javore në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Rama dhe Meta pritet të kenë në fokus të takimit situatën e fundit politike si dhe mund të flitet për një rikompozim të qeverisë me kërkesë të kreut të LSI-së.

Në zhvillimet e fundit politike në vend u fol për një flirt mes Metës dhe Berishës. Nga ana tjetër nuk kanë munguar dhe diskutimet mbi hipotezën e një koalicioni të madh qeverisës PS-PD.

Vetëm dy ditë më parë, Kuvendi rrëzoi me shumicë votash nismën ligjore të Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar për çështjen ?CEZ?. Në votim PS dha votë kundër, ndërsa LSI pati një qëndrim të dyzuar ku disa deputetë votuan pro dhe disa të tjerë abstenuan. Kurse PD votoi pro, por Berisha nuk mori pjesë në votim.

Rama nga SHBA shprehu qëndrimin kundër një hetimi ndërkombëtar duke thënë se prokuroria shqiptare ka të gjithë hapësirën ligjore për të kryer një hetim të tillë. Kryeministri nënvizoi se nuk mund të ketë zgjidhje ?alla shqiptarshe? në një kohë kur vendi pret të hapi negociatat për anëtarësimin në BE.

PS dhe LSI qeverisën vendin me aleancë politike të formuar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Rama dhe Meta firmosën marrëveshjen në Shk...

Recommended