Turistëve po u pëlqen Shqipëria, nga 2-3 ditë tani rrinë 5 - Ora News- Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i turistëve nga vendet perëndimore që vizituan Shqipërinë këtë sezon është rritur me 25 % në krahasim me një vit më parë. Sipas statistikave të ministrisë e Tregisë dhe Turizmit ky 25% më shumë vjen nga vendet perëndimore. Të dhënat tregojnë se është rritur edhe kohëzgjatja e qëndrimit të turistëve në vendin tonë
Sonia Popa: ?E rëndësishme është të rriten dhe shpenzimet që turistët bëjnë në Shqipëri. Netët e qëndrimit janë rritur. Ka qenë 2- 3 ditë, tani ka shkuar në 5 ditë?
Drejtoresha e Turizmit Sonia Popa thotë se një ndër problematikat e hasura këtë sezon ka qënë mungesa e bashkëpunimit mes operatorëve turistikë dhe institucioneve gjë që ka sjellë ulje të cilësisë së shërbimit, e ka detyruar mjaft turistë të ikin më shpejt nga sa e kishin planifikuar
Sonia Popa:?Bashkëpunimi duhet të jetë më i mirë mes agjencive turistike me hallkat e tjera, si strukturat akomoduese apo guidat turistike?
Kështu dita ndërkombëtare e turizmit sipas ministrisë e ka gjetur vendin me një bilanc pozitiv, por edhe me disa probleme që presin zgjidhje për sezonin e ardhshëm.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/turisteve-po-u-pelqen-shqiperia-nga-2-3-dite-tani-rrine-5/

Recommended