Grupet e interesit kundër draftit të Beqajt, rrezikohet siguria dhe cilësia e barnave

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupet e interesit i kundërvihen draftit të qeverisë që heq kufizimin për vendet origjinë të tregtimit të barnave, duke përfshire dhe vendet e Ballkanit. Ata parlajmerojnë shkatërrim të tregut dhe rrezikun e hyrjes së barnave të pasigurta. Një vit më parë u kërkua që barnat që hynin në Shqipëri të ishin tregtuar më parë në një vend të BE, ndërsa tani me presionin e Serbisë hiqet sërish ky kufizim.
Biznesi farmaceutik kundërshton me forcë ndryshimet në ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik që i hap rrugë medikamenteve nga vendet e Ballkanit me argumentin se po dëmtohet cilësia dhe siguria e tyre.
?Nëqoftëse është një preparat i një shteti në Ballkan, ta zëmë Kroacisë apo tjetër, po të jetë i çertifikuar le të hyjë, por jo të hapet rruga kështu. Mua nuk më duket aspak normale ky veprim?.
?Për reciprocitet të jeni të sigurtë që asnjë bar nga Shqipëria nuk ka për tu regjistruar në këto vende.Këto vende të Ballkanit do të regjistrojnë çdo gjë në Shqipëri dhe nga Shqipëria siç ka ndodhur më përpara nuk do të regjistrohet asnjë bar?.
Grupet e interesit propozojnë që barnat përpara se të hyjnë në vend të jenë të pajisuara me çertifikatë bioekuivalence në laboratorë të vendeve të BE.
?Çdo bar i prodhuar në vendet e Ballkanit dhe i destinuar për të qarkulluar në tregun shqiptar duhet të ketë bioekuivalencë të lëshuar nga një laborator i çertifikuar nga BE. Ky është propozimi i parë?.
Ligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik ndryshoi edhe një vit më parë me propozim të grupeve të interesit, ku u sanksionua që barnat e tregtuara në Shqipëri të ishin tregtuar të paktën në një nga vendet e BE.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/grupet-e-interesit-kunder-draftit-te-beqajt-rrezikohet-siguria-dhe-cilesia-e-barnave/