Ora News - Ekspertët kundër draftit për korporatën e investimeve

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
#rtvora

Ekspertët kanë dalë kundër draftit të qeverisë për krijimin e Korporatës së Investimeve.

Edhe pse projektligji u rishikua specialistët argumentojnë se përsëri drafti nuk ka qartësi përsa i përket projekteve të investimit dhe nënshtrimit të tyre ndaj ligjit të prokurimeve. Bujar Bendo e argumenton këtë draft si një mënyrë e kamufluar për dhënien e konçesioneve PPP.

Bujar Bendo: "Është e kuptueshme që nëse deri dje janë bërë me PPP sot mund të jepet mundësia që me një ligj të krijohet kompani më vete që do të autorizojë, prokurojë dhe të bëjë gati prona që kalojnë për privatizim në këtë formë por me këtë ligj."

Edhe eksperti Selami Xhepa shprehet se kundër kësaj nisme pasi sipas tij mungon plotësisht transparenca.

Selami Xhepa: "Shqipëria është në një proces të papërfunduar të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe mendoj që ne mëkatojmë ndaj ish pronarëve duke prodhuar fatura financiare ndaj tyre ndërkohë që pronat të cilat mund të përdoren për këtë qëllim mund të vendosen në projekte që do u mungojë transparenca dhe mund të prodhojnë pasoja serioze për Shqipërinë"

Aktualisht drafti për Korporatën e Investimeve po shqyrtohet në komisione pas marrjes së mendimit edhe nga Komisioni Europian.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekspertet-kunder-draftit-korporaten-e-investimeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz