Elbasan, Informaliteti, tregtarët ambulantë në protestë: Mos na kërkoni kasë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetra tregtarë të tregut Industrial në Elbasan, por edhe ambulantë janë mbledhur sërish para Drejtorisë rajonale të Tatimeve në protestë ndaj aksionit kundër informalitetit.
Tregtarët kërkojnë zbutjen e masave të aksionit që ka nisur prej fillimit të shtatorit, dhe të mos u sekuestrohet malli për të cilin nuk kanë faturë të origjinës, pasi sipas tyre e kanë prej 10 vitesh nëpër magazina.
Gjithashtu tregtarët ambulantë kërkojnë të mos u vendoset kasë fiskale, duke ngritur pretendimin se po shkojnë drejt falimentimin për shkak të xhiros së vogël.
Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh e tregtarëve të Elbasanit, me të njëjtat kërkesa.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ambulantet-serish-ne-proteste-para-tatimeve-spranojne-kasen-fiskale/

Recommended