Qendra ditore Shkodër, Rikonstruktohen ambientet që strehojnë 100 fëmijë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjediset e brendshme të qendrës së zhvillimit ditor në Shkodër i janë nënshtruar një rikonstruksioni, duke bërë të mundur që shërbimi për rreth 100 fëmijë me probleme të theksuara shëndetësore të ofrohet në kushte bashkëkohore. Investimi u krye nga fondacioni ?Mbretëresha Geraldinë.Përfaqësues të fondacionit i kanë drejtuar bashkisë së Shkodrës lutjen që të mos bëhen shkurtime në këtë qëndër të zhvillimit ditor
Elia Zaharia, drejtuese e fondacionit ?Mbreteresha Geraldine? : ? Kam ardhur dhe jam njohur me realitetin migjenian , kjo ishte ndoshta fjala më e goditur për këtë qendër. Do ti lutesha strukturave qëndrore, vendore që në momentin që marrin vendime të atilla të vendosen me dorë në zemër sepse mund të ishin fëmijët e kujtdo këtu dhe aty ku zoti është kyrsyer ne duhet të japim shumëfishin tonë në mënyrë që të kompesojmë dhe të krijojmë ekulibra që çdokush të rritet me mundësi të barabarta.
Zaharia kishte edhe një lutje, që lidhej drejtëpërdrejtë me qeverisjen vendore dhe atë qëndrore.Përballë kësaj kërkese, kryebashkiakja Voltana Ademi premtoi zgjidhje dhe madje futjen e një modeli që deri më sot asnjë bashki në vend nuk e aplikon për këta persona.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruktohen-ambientet-qe-strehojne-100-femije/

Recommended