Nesër dita pa makina, ja rrugët që do të bllokohet qarkullimi

  • 9 years ago
TIRANË - Unaza e vogël e Tiranës do të jetë nesër e bllokuar për shkak të ditës Ndërkombëtare pa makina, një nismë kjo e cila në kryeqytet vjen nën organizimin e Bashkisë.

Ja cilat janë rrugë tnë të cilat nuk do të lejohet qarkullimi i makinave:

Bulevardin Dëshmorët e Kombit
Bulevardi Zogu i 1
Rruga e Kavajës,
Rruga e Durrësit
Rruga Myslym Shyri
Rruga Luigj Gurakuqi

Në këto rrugë nuk do të lejohet qarkullimi i asnjë lloj automjeti nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes. 22 aktivitete janë parashikuar të zhvillohen nesër për të cilat kreu i bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar se 22 shtatori do të jetë një ditë që do ti ngjasojë ditës së verës për nga festimet e shumta.

Prej ditësh në Tiranë janë zhvilluar aktivitete të shumta me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër. Qytetarë të shumtë,duke nisur nga fëmijët janë bërë pjesë e lëvizjes me biçikleta nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Vetë kryebashkiaku Veliaj është pjesë e kësaj nisme duke lëvizur thuajse gjatë gjithë javës me biçikletë.

Recommended