Në Kuvend autorizimi për arrestimin, Akuza: Deputeti Prenga plagosi me armë pa leje- Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga. Mbi bazën e veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria ka krijuar dyshime se deputeti plagosi me armën pa leje Tom Calin, si dhe ka kanosur duke u drejtuar pistoletën personave që shoqëronin Gjok Calin para Komisariatit të Policisë Kurbin. Ky i fundit kishte shkuar për të bërë denoncim se ishte goditur nga deputeti në Patok.
Sipas prokurorisë deputeti dyshohet për konsumimin e elementëve të veprave penale; ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, ?Plagosje e rëndë me dashje? dhe ?Kanosje?, të parashikuara nga nenet 278/4, 88, 84 e 25 të Kodit Penal.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-i-kerkon-sot-kuvendit-autorizimin-per-arrestimin-e-deputetit-prenga/