Prokuroria: Prenga plagosi me armë pa leje, është i rrezikshëm

  • 9 years ago
TIRANE- Deputeti Armando Prenga paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka plagosur një person me armë pa leje dhe ka kërcënuar me jetë anëtarë të tjerë të fisit ?rival? për peshkimin në Patok. Këto janë disa nga argumentet përmes të cilave Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin per arrestimin e deputetit socialist i cili u përfshi në një përleshje të armatosur të shtunën pas mesnare para ambienteve të komisariatit të Kurbinit. Kërkesa zyrtare i është dorëzuar mesditën e kësaj të diele Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet që për heqjen ose jot ë mandatit të vendosë Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit Armando Prenga

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e shtetasit Armando Prenga, me funksionin ?Deputet?, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, ?Plagosje e rëndë me dashje? dhe ?Kanosje?, të parashikuara nga nenet 278/4, 88, 84 e 25 të Kodit Penal.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, është shprehur se, nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se deputeti Prenga dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur në mesnatën ndërmjet data 04.09.2015-05.09.2015, në qytetin e Laçit.

Gjithashtu, në kërkesën për autorizimin e arrestimit, theksohet gjithashtu se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga dyshohet se ka kryer vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe që parashikohen si krim nga Kodi Penal.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshimet e arsyeshme për kryerjen e veprave penale nga ana e deputetit Prenga, në bazë të argumentave si më poshtë:

- Me veprimin e tij të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarri tip pistoletë, armë kjo tjetër nga ajo për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente, gjatë konfliktit të ndodhur në mjedisin publik para Komisariatit të Policisë Laç, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake?, parashikuar nga neni 278/4 Kodit Penal.

- Me veprimin e tij të dëmtimit me armë të shëndetit të shtetasit T.C, duke qëlluar mbi të, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale ?Plagosje e rëndë me dashje?, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

- Me veprimin e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve që shoqëronin shtetasin GJ.C. para Komisariatit të Policisë Kurbin, me bashkëpunimin e disa shtetasve të tjerë, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale ?Kanosje?, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84 e 25 i K.Penal

Për këtë arsye, me qëllim për t?i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm ...

Category

📺
TV

Recommended