Tiranë, Vajza me të dashurin simulojnë rrëmbimin, i kërkon të atit 400 mijë euro

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aventura e një vajze me të dashurin e saj për t?i marrë të atit, biznesmen i njohur në fushën imobiljare, një shumë të madhe parash ka përfunduar keq, me arrestimin e të dyve dhe shokut të tyre. (Foto ilustruese)
Si nis historia- Burime nga policia e Tiranës zbardhin për Ora News detaje të ngjarjes e cila është zbuluar dhe pranuar nga të rinjtë në polici.
N.Ç dhe O.H të dashuruar kishin dy tre ditë që mendonin të grabisnin një shumë lekësh të atit, që sipas këtyre burimeve është një biznesmen i njohur në fushën imobiljare. Vendosën të simulonin rrëmbimin e saj. Pasi bëjnë planin 18 vjeçari O.H kërkon ndihmën e shokut të tij K.Gj 19 vjeç.
Telefonata biznesmenit ? Në orën 12 të 21 gushtit një telefonatë në numrin e celularit të 60 vjeçarit L.Ç vjen një thirrje. Një person i paidentifikuar i thotë se kishte në dorë vajzën e tij të vogël , shtetasen N. Ç dhe për lirimin e saj kërkonte shumën prej 400 mijë eurosh.
?Nga puna e kryer ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin O.H, 18 vjec, banues ne Tirane, 2- K.Gj, 19 vjec, banues në Tiranë, 3- N.Ç, 18 vjec kishin organizuar duke simuluar rrëmbimim e shtetases N. Ç, me qëllim për të marrë shumën e 400.000 euro babait të saj shtetasit L.Ç. (Neni 109/b 25 K.Penal) ?informon policia e Tiranës sot, 22 gusht 2015

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vajza-me-te-dashurin-simulon-rrembimin-i-kerkon-te-atit-400-mije-euro/

Recommended