A1 Report - De Biasi intervistë për A1 Report: Tifo për kuqezinjtë, jo për Italinë

  • 9 years ago
Trajneri i kombëtares kuqezi, Xhani De Biasi në një intervistë për A1 Report shprehet se grupi ku bën pjesë Shqipëria në eliminatoret e botërorit ?Rusi 2018? është shumë i fortë, por ai thotë se detyra e Shqipërisë është të tregojë kualitet në fushë. De Biasi thekson se, kur ekipi që ai drejton momentalisht do të ndeshjet me Italinë, ai do të bëjë tifozllëk për kuqezinjtë.

Mister De Biasi doja një koment të parë nga ju për shortin e Botërorit 2018, pasi luajmë edhe me Italinë tuaj?

Po, por luajmë edhe me Spanjën, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, luajmë me të gjitha këto skuadra jo vetëm me Italinë.

Çfarë mendon për grupin... është një grup i fortë?

Është një grup shumë i fortë por edhe për faktin se është i tillë kemi detyrën që të tregojmë në fushë gjithë kualitetin tonë thyer parashikimin i cili e sheh Shqipërinë jo të kualifikuar në Botëror.

A kemi ndonjë shans për kualifikim?

Pikë së pari mungon edhe një vit e gjysmë deri sa të nisi fushata kualifikuese. Në grup kemi skuadra që vitet e fundit kanë fituar Botërorin dhe janë shumë të vështira por ndeshjet duhen luajtur dhe një ndeshje nuk mund të humbet ende pa u luajtur.

Mister kur të luajmë kundër Italisë për kë do bëje tifo De Biasi?

Patjetër që do bëj tifo për Shqipërinë.

Do jetë De Biasi në pankinën e Shqipërisë për kualifikueset e "Rusi 2018"?

Kjo është një pyetje që i duhet bërë zotit Duka që është i vetmi që mund të japë një përgjigje. - See more at: http://shqiptarja.com/sport/2726/--8203-de-biasi-interviste-per-a1-report-tifo-per-kuqezinjte-jo-per-italine-306766.html#sthash.MlXoNHze.dpuf

Recommended