A1 Report - Makina çan murin e banesës vdesin nga shpejtësia dy të rinj

  • 9 years ago
DELVINE - Dy të rinj humbën jetën dhe tre shokë të tyre të cilët ishin nisur për kalçeto mbetën të plagosur, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga në aksin Vllahat-Bamatat në Delvinë dhe u perplas me murin rrethues te nje banese.

Shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor është bërë shkak për përplasjen fatale të makinës. Për pasojë humbën jetën, Tahir Vaja 16-vjeç dhe Naim Duka 18-vjeç, ky i fundit ishte dhe drejtuesi i mjetit të aksidentuar me targë SR 7362 B.

Tre djemtë e tjerë, 18-vjeçari Ergus Vaja, Edlir Çaushaj 17-vjeç dhe Adil Duka 14-vjeç të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Të pestë djemtë ishin nisur nga fshati Rusam për të luajtur klaçeto në fshatin Bamatat.

Nga fotot qe sjell A1 Report dallohet se pikerisht ne vendin ku eshte perplasur makina ndodhet tabela qe kufizon shpejtesine deri ne 40 kilometra ne ore.

Recommended