A1 Report - “Gala Italia 2015”, moda dhe muzika italiane në Vlorë

  • 9 years ago
Në mjediset e kompleksit turistik të Portit të Jahteve në bregdetin e Vlorës, u zhvillua mbrëmjen e së shtunës eventi i verës ?Gala Italia 2015?, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në këtë qytet, nëpërmjet të cilit synohet të promovohet kultura e vendit fqinj, përmes modës e muzikës.

Në këtë aktivitet, që zhvillohej për të tretin vit radhazi, ishin të pranishëm personalitete të jetës politike e të medias, të ekonomisë e diplomacisë, mes të cilëve ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio, drejtues të pushtetit vendor e të institucioneve të tjera lokale.

Në fjalën e tij, ambasadori Gaiani vlerësoi aktivitetin, duke e cilësuar atë një mundësi bashkëpunimi dhe promovimi edhe të resurseve turistike të Shqipërisë. Ai falënderoi prezencën në këtë aktivitet të Shtëpisë së Modës Giada Curti, të këngëtarit të ri e të talentuar të muzikës italiane
Giovanni Caccamo, si dhe të mbështetësve të tjerë të këtij aktiviteti.

Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio, e cilësoi ?Gala Italia 2015?, si aktivitetin më të madh që organizohet në këtë rajon.

Këtë mbrëmje e bëri edhe më të bukur prania e këngëtarit të ri italian, Giovanni Caccamo, fitues i edicionit të fundit të Festivalit të Sanremos për të rinjtë, zbuluar nga Franco Battiato me producente Caterina Caselli, i cili interpretoi këngë nga repertori i vet, duke u mirëpritur nga të pranishmit.

Këngëtari italian, në përshendetjen e vet vlerësoi bukurinë e natyrës dhe të bregdetit të Shqipërisë, duke u shprehur se, ?ky vend dhe këta njerëz duhen njohur?. Ai veçoi ushqimin cilësor që ofrohet në Shqipëri, ndërkohë që theksoi se duhet të kompozojë e të intepretojë shumë.

Ndërkohë, falë bashkëpunimit me ?Alta Roma?, sipërmarrjes më të rëndësishme të eventeve të Alta Modës romane, në ?Gala Italia 2015? u arrit pjesëmarrja e Shtëpisë së Modës Giada Curti, atelieja kryesore e së cilës është në zonën Trinità de? Monti.

Në këtë ?fashion show? stilistja romane prezantoi për të ftuarit tridhjetë veshje nga koleksionet e saj.

Në përshëndetjen e vet, stilistja italiane, Giada Curti, theksoi se ka një përvojë të pasur në vende të tjera si Izraeli e Dubai, çka ka bërë që të marrë shumë elementë tradicionalë të këtyre vendeve në stilimet e saj, të cilat spikatën edhe gjatë sfilatës së të shtunës.

Por, ajo vlerësoi praninë në ?Gala Italia 2015?, duke e cilësuar një përvojë të veçantë dhe vetë Shqipërinë një treg të ri.

Mbrëmja gala, që u prezantua nga moderatorja Vilma Masha, u mbështet nga Petrolifera Italo- Shqiptare, Porti Turistik i Orikumit dhe ?Global Catering Center?.

Kjo mbrëmje pason dy edicionet paraardhëse që janë zhvilluar në 2013 dhe 2014, ku protagonistë kanë qenë figura të modës e të muzikës në Itali, mes të cilëve Antonio Maggio, kantautor, stilisti Francesco Paolo Salerno etj.

Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë e ka intensifikuar dukshëm ak...

Recommended