A1 Report - Turizmi, biznesmene italiane dhe shqiptare takohen ne Vlore

  • 9 years ago
Vlorë - Shkëmbimi i eksperiencave në fushën e turizmit dhe rritja e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta në këtë sektor. Kjo është kryefjala e një takimi që po zhvillohet në qytetin e Vlorës mes përfaqësuesve të biznesit italian dhe atyre të qytetit bregdetar.

40 sipërmarrje italiane të interesuara për hapësirat e pafundme që ofron tregu shqiptar kanë qenë të pranishëm në një takim të mbajtur në qytetin e Vlorës.

Pjesë e diskutimit ishin mundësitë e biznesit italian për të investuar në sektorët e turizmit energjisë, industrisë përpunuese dhe asaj ushqimore.

Të pranishëm në takim ishin Gabriela Lombardi, Drejtoreshë e Agjensisë të tregtisë së Jashtme Italiane, konsulli italian në Vlorë, Stefano Bergezio, përfaqësues te biznesit dhe pushtetit vendor të qarkut të Vlorës.

"Sot ne kemi parasysh një panorame të plote te sektorit të turizmit si nje sektor emergjent për investime dhe prioritar në ekonominë shqiptare. Turizmi nuk tërheq vetëm operatoret turistik po një sërë kompanish të tjera të cilat merren me ndërtimin, arredim dhe projektim të zhvillimeve urbane. Pjesëmarrja në këtë takim për ne është një sinjal i mirë edhe për shqiptaret ,ndërsa mund të theksoj se porti i Vlorës është i një rëndësie të veçantë për investime për vetë pozicionin strategjik që ai ka"- u shpreh Gabriela Lombardi.

Ndërkohë për konsullin italian në Vlorë, Shqipëria ofron mundësi shumë të mira për zgjerimin e bizneseve.
Sinkron

"Këtu e gjithë popullsia flet gjuhën italiane dhe përmirësimi i kushteve kryesisht në infrastrukturë do t'i hapte rrugë shumë kompanive italiane të sektorit të turizmit që të zgjerojnë biznesin e tyre në Shqipëri. Hartimi i projekteve të përbashkëta do të jetë një shtysë e madhe për rritjen investimeve italiane në Shqipëri"- tha konsulli Stefano Bergezio


Porti i Vlorës do t'i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë nga një kompani italiane.
Kreu i dhomës së tregtisë në qytetin bregdetar i konsideroi bizneset italiane në vendin tonë si një model suksesi.

Përfaqësuesit e biznesit italian të shoqëruar nga homologët e tyre shqiptarë ndërmorën një shëtitje më anije në zonat turistike të bregdetit jonian për të krijuar një panoramë të bukurive natyrore të kësaj zone.

Recommended