Fiton Kosova, Zgjedhjet me standarde e pa incidente. Prishtina "merr" dhe Mitrovicën

  • 9 years ago
Kosovarët kanë shprehur vullnetin e tyre duke përcaktuar kështu përbërjen e parlamentit të ri për 4 vitet e ardhshme.

Procesi nisi në orën 7 00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 19 00, me një shtyrje prej disa minutash në disa qendra ku ende prisnin qytetarë për të votuar. Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa incidente. Ashtu si në zgjedhje të tjera pjesmarrja mbeti e ulët.

Në daljen e fundit para mediave kryeprokurorja Laura Pulaj tha se ka pasur incidente të vogla që nuk e kanë cënuar procesin

Procesi u vlerësua i qetë e pa probleme thuajse nga të gjitha selitë e partive politike, PDK, LDK, AAK,AKR,VV.
Ajo që u vërejt si problem i zgjedhjeve të 8 qershorit ishte mungesa e fletëve të votimit në disa qendra. Zëdhënesi i KQZ, Valmir Elezi, në një intervistë për "Ora Neës" pranoi këtë problem.

Ndërkaq "Demokracia në Veprim" denoncoi faktin se në shumë qendra votimi u vërejt votim familjar
1 milion e 782 mijë e 454 ishte numri i personave me të drejtë vote në këto zgjedhje të parakohshme dhe në të gjithë vendin u hapën 2 mijë e 374 vendvotime.

Recommended