Kodheli-Nishanit për pr/ligjet për FA: Jemi konsultuar me çdo aktor, përfshi ju

  • 9 years ago
Tiranë- Reforma në Forcat e Armatosura përplas sërish kreun e shtetit Bujar Nishani me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Pas deklaratave të Nishanit në takimin me Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në një deklaratë për mediat, Kodheli shprehet se deklaratat e Presidentit Nishani lidhur me projektligjet "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura", "Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", si dhe "Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes"janë absolutisht pa lidhje.

"Duke e përshëndetur dhe falenderuar Presidentin Nishani për vëmendjen që tregon ndaj zhvillimeve në fushën e mbrojtjes, por duke konstatuar edhe një lexim të gabuar nga ana e Presidentit të disa projekt-ligjeve të inicuara nga Ministria e Mbrotjes me mbështetjen e plotë teknike të partnerëve tanë ndërkombëtare, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht se komentet e bëra nga presidenti Nishani në njoftimin e tij për shtyp lidhur me projekt ligjet në fjalë janë absolutisht pa lidhje".

Kjo pasi sipas Ministres, institucioni që ajo drejton është konsultuar me çdo aktor dhe faktor relevant në lidhje me cështjet e trajtuara në projekt-ligjet e saj, përfshirë edhe aktorin dhe faktorin President i Republikës. Kodheli thekson se të tre projekt-ligjet e cituara nga Nishani si produkte me mangësi ligjore që cënojnë balancën e pushteteve kushtetuese, janë në fakt një shprehje koherente ligjore e Kushtetutës.

"Së pari, Ministria e Mbrojtjes është konsultuar me çdo aktor dhe faktor relevant në lidhje me cështjet e trajtuara në projekt-ligjet e saj, përfshirë edhe aktorin dhe faktorin President i Republikës me të cilin edhe drejpërdrejt Ministria Kodheli edhe në nivelin më të lartë politik në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, po edhe në nivel ekspertësh në tryeza diskutimesh, ka këmbyer opinionet e nevojshme për sa i takon. Së dyti, Ministria e Mbrojtjes e siguron me këtë rast Presidentin Nishani ashti si gjithë opinionin publik se të tre projekt-ligjet e cituara prej tij si produkte me mangësi ligjore që cënojnë balancën e pushteteve kushtetuese, janë në fakt një shprehje koherente ligjore e Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë dhe e standarteve organizative të një vendi të NATO-s, ku në asnjë prej republikave parlamentare të Aleancës së Atlantikut të veriut, Presidenti nuk ka përvec përgjegjësive që i jep kushtetuta edhe përgjegjësi të mbetura si atavizma të regjimit komunist. Së treti, Ministrja e Mbrojtjes garanton se ka qenë dhe mbetet përherë e gatshme të dëgjojë drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës çfarëdo leximi të gabuar, që nuk mund të jetë asnjëherë po kaq për të ardhur keq, sa kur "dëgjohet" pasi është dëgjuar më parë nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s" përfundon deklarata.

Më herët Presidenti gjatë një takimi Ambasadorë të vendeve anëtare të NA...

Category

📺
TV

Recommended