A1 Report - Malesia e Madhe eksport 5 mijë ton bime medicinale në vit, lider ne vend

  • 9 years ago
MALESI E MADHE - Malësia e Madhe zë vendin e parë për sasinë e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve medicinale, kjo edhe për shkak të traditës së banorëve të kësaj zone.

"Vitin e kaluar janë eksportuar nga qarku, kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe rreth 5 mijë ton dhe prodhimi, përpunimi, tregtimi janë të garantuara, tregu është i garantuar, kryesisht në SHBA 80% ndërsa 20% në Francë dhe Gjermani dhe kërkesat janë të mëdha për këtë kulturë, pasi medicinalet që kultivohen kryesisht në rrethin e Malësisë së Madhe janë të një cilësie të lartë dhe ka kërkesa të larta." tha Mustafe Kraja, Drejtori i Bujqësisë

Keto bimë përcaktojnë një pjesë të fatit jo vetëm te banorëve këtu, por edhe larg. Sherbela dhe Livando përbëjnë biznesin kryesor në Malësinë së Madhe. Kultivimi dhe rritja e bimëve medicinale kërkon përkushtim për të pasur sukses më vonë dhe garanci në jetëgjatësinë e saj.

Category

📺
TV

Recommended