Vrasja në Vlorë, dëshmia: Isha në gjumë kur vrau bashkëshortin tim dhe mua

  • 9 years ago
Kishte qenë në gjumë kur 23- vjeçari Mario Bejdollari kishte hyrë në dhomë dhe kishte qëlluar me thikë fillimisht bashkëshortin e saj më pas dhe atë. 43 vjeçarja Delie Sereli, e plagosur me thikë dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, vijon të jetë nën mbikqyrjen e spitalit.
Isha në gjumë dhe u zgjova se po bërtiste burri. Kur u zgjova ai më goditi mua në qafë dhe në brinjë.
Delie Sereli thotë se nuk ka pasur konflikte me 23-vjeçarin Bejdollari.
Gjatë ditës së sotme autori i krimit, Mario Bejdollari, ka dalë para togave të zeza për masën e sigurisë, e cila vendosi burg pa afat në ngarkim të tij. Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërsa bëhet me dije se ajo që ka në qendër të saj një borxh prej rreth 170 mijë lekësh. Pista tjetër e hetimeve është edhe raporti që autori i ngjarjes ka me një nga vajzat e familjes Sereli, lidhje kjo që nuk është pranuar nga familja e vajzës.

Recommended