A1 Report - Informatika, prioritare neper shkolla Nikolla: Stimulim mesuesve te rinj

  • 9 years ago
TIRANE- Në shkollat e sistemit parauniversitar lënda e Informatikës prej vitesh shikohet si lëndë prioritare, por të paktë janë mësuesit që dinë ta japin këtë lëndë. Pikërisht për të plotësuar këtë boshllëk, ku shpeshherë nxënsit dinë më shumë se mësuesit, Ministria e Arsimit do të stimulojë mësuesit e rinj të Informatikës. Gjatë një bashkëbisedimi që kreu i dikasterit të Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar me studentë dhe pedagogë të shkencave të Natyrës, këta të fundit kanë ngritur problemin e tejmbushjes së auditoreve.

Ministrja Nikolla i ka dhënë përgjigje edhe shqetësimit të pedagogëve të rinj për ngërçin që ka mbërthyer kërkimin shkencor.

Ministria e Arsimit ishte e pranishme në fakultetin e Shkencave të Natyrës për të inaguruar përfundimin e punimeve për dy godina të reja të këtij fakulteti, duke u ofruar kushte më të përshtatshme studentëve që e ndjekin atë.

Recommended