A1 Report - Banka "NBG", aksion per pastrimin e plazhit te Divjakes

  • 9 years ago
DIVJAKE- Stafi i Bankës "NBG" në vijim të projekteve të mbrojtje të mjedisit dhe përgjegjësisë sociale, ka zhvilluar një aksion për pastrimin e plazhit të Divjakës. Përgjatë dy fundjavave me radhë, stafi i "NBG-Albania", ka pastruar rreth 5 km plazh në gjirin e Divjakës. Nisma është mbështetur edhe nga bashkia e Divjakës dhe nga kryebashkiaku i saj, Alfred Kokoneshi, i cili iu bashkua aksionit. Drejtori i Përgjithshëm i "NBG-Bank Albania", Jani Kujonas, tha se stafi i kësaj banke është i përkushtuar ndaj aktiviteve në mbrojtje të mjedisit dhe se ata do të kthehen këtu sa herë që komuniteti vendas të ketë nëvojë.

"Kam qenë këtu edhe një vit më parë dhe më duket se është një nga vendet më të bukura në Shqipëri. Prandaj dhe jam sërish këtu që të kontribuojë që ky vend të pastrohet. Ne kur nisim një projekt duam që ta çojmë deri në fund. Nuk po e bëjmë këtë për publicitet, por sepse duam që seriozisht ky vend të jetë vërtet i pastër dhe ne të kontribuojmë për këtë. Kemi ardhur për herë të dytë dhe do të vijojmë që të vijmë sa herë që komuniteti këtu do të ketë nevojë për pastrimin e këtij vendi. Sot do të pastrojmë një zonë prej rreth 2 Km në këtë plazh. Mesazhi ynë për këtë aksion është që ne po e pastrojmë këtë vend, por do të ishte më mirë që ne ta mbanim atë të pastër!", tha Jani Kujonas, Drejtori i Përgjithshëm i "NBG-Bank Albania"

Aksionet në mbrojtje të mjedisit janë një aktivitet i përhershëm i "NBG-Bank". Ato janë dhe fillimi i një projekti më të gjerë që "Banka NBG-Albania", ka në planet e saj në muajt në vazhdim.

Recommended