Cudira shqiptare, ja sa lehte vidhet nje kazino!!!

  • 9 years ago
KORCË- I veshur me xhup me kapuc, në kokë, dhe me një pistoletë në dorë, 35-vjeçari hyn qetësisht brenda në kazino dhe nën kërcënimin e pistoletës merr qetësisht paratë e arkës së kazinosë.

Pamjet e transmetuara nga A1 Report tregojnë gjithë skenën si ka hyrë grabitësi në kazinonë në "Admiral" në lagjen 12, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 minuta të 19 marsit.

E çuditshme është sesi të gjithë ata që janë brenda, klientë të kazinosë ndjekin qetësisht lëvizjet e grabitësit, pa bërë asnjë reagim. Edhe punonjësi i saj, pasi kërcënohet me pistoletë, pa fjalë shkon tek arka nxjerr sitarin ku mbante lekët, i vë mbi banak para grabitësit. 35-vjeçari pasi merr lekët largohet qetësisht. Askush nga ata që janë brenda nuk reagojnë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë skenën. Sipas policisë autori i grabitjes është Nestor Ruço, 35 vjeç, i njohur si përdorues droge dhe banues në lagjen nr 10 të Korçës. Ai akuzohet se është autori i grabitjes (që është filmuar) së kazinosë "Admiral" në lagjen 12, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 minuta të 19 marsit. Shuma e grabitur ishte 150 mijë lekë.

Category

📺
TV