A1 Report - Ponta-Rames: Rumania mbeshtet Shqiperine per marrjen e statusit

  • 9 years ago
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni zyrtare në selisë e qeverisë, homologun e tij nga Rumania, Viktor Ponta. Kryeministri rumun e ka nisur vizitën e tij në selinë e qeverisë në pritjen me rojet e nderit që i ka bërë kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Rumanisë, Viktor Ponta zhvilluan një konferencë të përbashkët për median. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Rumania ka një eksperiencë pozitive në luftën ndaj krimit të organizuar dhe vendi ynë e mirëpret ndihmën në këtë fushë.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij kryeministri Viktor Ponta është shprehur se, Rumania mbështet Shqipërinë për të marrë statusin e BE-së në muajin qershor. "Qeveria rumune mbështet që në qershor Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Në mënyrë konstante pozicioni ynë ka qenë mbështetës për integrimin e vendeve të rajonit", tha Ponta.

RAMA: RUMANIA KA EKSPERIENCE TE MIRE NE LUFTEN NDAJ KRIMIT TE ORGANIZUAR
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, "jo vetëm për atë që përfaqëson Viktor Ponta por atë përfaqëson kryeministri i Rumanisë, jemi të lumtur ta kemi mes nesh, të një vendi që na bashkon historia, si dhe një vend që ka një pozicion strategjik.

"Rumania është një vend mik, na lidh kultura, historia, dhe janë të shumtë emrat që dëshmojnë këtë lidhje. Nga ana tjetër jo më pak rëndësi është lidhja që ka garantuar me vite studentët që shkojnë e vijnë që në vitet '30 edhe në delegacionin kishim 2 të tillë", tha Rama.

Sipas kryeministri Rama, është "folur me kryeministrin në bashkëpunim në të gjitha planet. Forumi ekonomik është një hap pozitiv që kërkon shtysë të dyanshme për të rritur shifra e bashkëpunimit ekonomik. Rumania është një pikë referimi si një vend anëtar i BE-së prej të cili kemi shumë për të mësuar në rrugën drejt integrimit evropian, dhe Ponta na ka ofruar që të bëhemi pjesë e eksperiencës duke bërë një shkëmbim ekspertësh".

"Një nga çelësat e suksesit ekonomik të Pontës është zhbllokimi i shumë fondeve ë lidhura me BE. Dhe pa dyshim që eksperienca rumune dhe ekspertiza rumune në këtë drejtim do të na mundësojë që të përfitojmë në rrugën drejt integrimit", tha gjatë konferencës kryeministri.

"Një tjetër sukses në Rumani është lufta ndaj krimit të organizuar, dhe jemi të kënaqur që na ofrohet një ndihmë e drejtpërdrejtë, në rritjen e kapitalit human në luftën tonë ndaj krimit. I shpreh mirënjohjen në mbështetjen që qeveria rumune na ka dhënë në të gjitha drejtimet. Po ashtu edhe si aleatë të familjes evropiane socialiste", theksoi gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama.

Recommended